Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën e përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën”, shkruan Ngjela teksa shton se polikanët në Shqipëri po frikësoshën pasi te Putini e kanë pasur shpresën. “Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit”, shkruan avokati.
Postimi i Ngjelës
Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën.
Kurse akuza për krime kundër njerëzimit që i është ngritur Putinit po avancon.
Po në Shqipëri çfarë pritet të ndodhë?
Të korruptuarëve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën.
Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit.
Keq e ka, dhe keq e kanë.