Avokat Saprtak Ngjela e sheh si diçka mjaft heroike dhe patriotike veprimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Ngjela e ka konsideruar të favorshme situatën e liderit të PD, Lulzim Basha. I ftuar në News 24, ai tha se Basha po ecën në rrugën e duhur me eleminimin e Berishës.
“Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eleminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eleminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin”- tha ai.
Ai shprehu garancinë se me veprimin e Bashës për largimin e Berishës në vend do të kemi zgjedhje të reja brenda 3 ose 4 muajsh. Sipas tij largimi i Berishës dëmton më shumë Ramën.
“3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin. Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama?!”- shtoi aii.
Më tej ai tha se me këtë akt që bëri Basha është e vështirë që ai të rrëzohet, por duhet të shohim ecurinë e tij.
“Këta që bëjnë akte të tilla janë të vështirë të rrëzohen. Duhet të shikojmë se në çfarë nivelesh do të jenë fjalimet e Bashës. Nga të katërt nënkryetarët e PD, është Duma”, përfundoi Ngjela./albeu.com