Qeveria e Pedro Sanchez vendosi të rrisë pagën minimale me 8% në 1080 € bruto, ndërsa Spanja hyri në një vit zgjedhor.
Rritja prej 80 euro u miratua në një mbledhje të kabinetit të Sanchez dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari.
Sipas vlerësimeve të qeverisë socialiste (PSOE), rreth 2.5 milionë punëtorë do të përfitojnë. Legjislacioni spanjoll parashikon 14 paga.
“Kjo rritje mund të jetë një ndryshim”, tha Sekretarja e Punës Yolanda Diz.
Që kur Sanchez mori detyrën, paga minimale është rritur me 344 euro, ose 47% në pothuajse katër vjet. Rritja e vendosur dje pasoi negociatat me sindikatat në janar. Përfaqësuesit e punëdhënësve nuk morën pjesë në to.
Presidenti i CEOE të shoqatës së biznesit, Antonio Garamedi, vuri në dukje për faktin që Madridi nuk e ftoi organin për të marrë pjesë në dialogun social. Sindikata propozoi një rritje me 4% të pagës minimale.
E djathta spanjolle e akuzon zotin Sanchez për një masë të “natyrës parazgjedhore”.
Spanja po kalon një vit “super” zgjedhor: më 28 maj zhvillohen zgjedhjet rajonale dhe lokale; në fund të vitit 2023, mundësisht në fillim të dhjetorit, përbërja e parlamentit rinovohet. /albeu.com