Spanja do të dërgojë gjashtë tanke gjermane 2A4 Leopard në Ukrainë pas festës së Pashkëve të 9 Prillit, u tha ligjvënësve ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles.
Robles tha se vendi sapo kishte riparuar tanket që nuk ishin përdorur që nga vitet 1990 dhe po testonte gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte.
“Duke dërguar Leopardët, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin ukrainas për të mbrojtur veten kundër një sulmi absolutisht të padrejtë”, tha ajo.
Robles shtoi se Spanja do të riparonte katër tanke të tjera, të cilat do të dërgoheshin në të ardhmen e afërt.
Ushtria spanjolle gjithashtu ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase për disa javë. /albeu.com