Spanja kërkon ekstradimin e tij, Gjykata dënon me 40 ditë burg drejtorin e Ujësjellësit Kurbin

Gjykata e Kurbinit vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë, ndaj Alfred Prodanit, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit.

Prodani është arrestuar për llogari të Spanjës.

Në gjykatë caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor është dhënë që t’i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë. Ai dyshohet dhe si grabitës i shtëpisë së yllit të Real Madrid, Karim Benzema./albeu.com