SPAK vendos: Të prangosen Ervis Martinaj e Suel Çela

SPAK ka firmosur urdhër arreste për disa personazhe të njohur të botës së krimit.

Sipas burimeve janë firmosur urdhër-arreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin dhe K.Mehja.

SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata e Posaçme më pas i ka miratuar urdhrat e arrestit.

Gjithashtu bëhet me dije se janë firmosur mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve. Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.

Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ky i fundit dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet./albeu.com/


Shtuar 19.05.2022 10:15