SPAK vë në dispozicion për qytetarët numrin e gjelbër, ja ku mund të denonconi krimet zgjedhore gjatë 11 Majit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka afishuar pasditen e kësaj të premte numrin e telefonit për të gjithë qytetarët të cilët duan të denoncojnë raste paligjshmërie gjatë procesit të votimit.

Të gjithë qytetarët të cilët do të hasin paligjshmëri dhe probleme më 11 maj atëherë SPAK u bën thirrje që të telefonojnë numrin 0800 04 05.

Ky numri është i vendosur në dispozicion nga SPAK dhe do të jetë shërbim falas në 11 maj përgjatë orarit zyrtar të votimit.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër”, njofton SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.


Shtuar 9.05.2025 17:42