SPAK urdhër arrest për shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka dhe 2 zyrtarë të tjerë të policisë

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka lëshuar “urdhër arrest” për shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Burime bëjnë me dije se, urdhër-arrest është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef për aksidentet.

Gjithashtu, mësohet se urdhër-arrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.


Shtuar 19.04.2025 13:46