SPAK thërret zv.kryeministren Balluku për ta pyetur të hënën, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sipas burimeve jozyrtare është thirrur të hënën nga SPAK.

Ende nuk është bere e situr zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur zv.kryeministrja nga prokurori Dritan Premçi në institucionin e lartë të drejtësisë, ndërsa sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës në Berlin, i pyetur nga Deutsche Welle, Rama u përgjigj se “drejtësia ka punën e vet”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama.


Shtuar 25.10.2025 13:43

Tags: ,