SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd

Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit, në pronësi të një shtetasi me inicialet E.A.

Masa e sekuestrimit është ndërmarrë në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon ligjshmërinë e aktivitetit të kësaj fabrike, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen e saj.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo masat konkrete që mund të pasojnë këtë veprim.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në zhvillim, ku pritet që institucionet përkatëse të japin një njoftim më të detajuar në ditët në vijim.


Shtuar 29.07.2025 11:27