SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

“AJMAN PARK” Resort është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatër kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se resorti gjigand i ndërtuar në Xhafzotaj të Durrësit është një biznes i përfituar me para.

“AJMAN PARK” Resort shpesh herë e kemi parë duke u reklamuar nga televizionet kombëtare dhe nga personazhe publik, si një nga mrekullitë e investimeve shqiptare

Pronari i “AJMAN PARK” Resort Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, është edhe presidenti i klubit të futbollit të Erzenit të Shijakut, të cilin dy vite më parë luante në Kategorinë Superiore.


Shtuar 8.08.2025 19:18