SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Prokuroria e Posaçme, ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.

Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thotë SPAK.

Regjistrimi u bë pas kallëzimit të Adriana Kalasë, në lidhje me “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.