SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të BKH, ja kur do të mblidhet KLP për votimin e tij

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të mblidhet më 9 Dhjetor në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht, Joni Keta, mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare”, u drejtua nga Aida Hajnaj.

 

DOKUMENTI

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data: E Martë, 09.12.2025

Ora: 11.00

Kohëzgjatja: -90 minuta

Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025;
Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”
Diskutimi/miratimi i projektvendimeve:

“Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.
Të tjera (pyetje/diskutime)

 


Shtuar 8.12.2025 14:36