Ditën e sotme SPAK ka dhënë urdhër për kontrolle në disa banesa dhe në Call Centera.
Mësohet se janë duke u ekzekutuar urdhrat e prokurorit nga policia.
Ndërsa ka disa persona të shoqëruar për skandalin e Call Centerave.
Kujtojmë se aksione të tilla janë ndërmarrë disa herë nga SPAK, në bashkëpunim dhe me polici të vendeve të tjera evropiane, si Italia apo Spanja.
Ndërsa muajin e kaluar disa kontrolle blic janë bërë në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës ku dhe janë arrestuar disa persona për skemën e mashtrimit të Call Centerave./albeu.com