SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala nxjerr detajet: Është pyetur Olta Xhaçka, dyshohet se i përfshirë është dhe Begaj

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku. Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala theksoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

“Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës. Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.

Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes. Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre. Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve. Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.


Shtuar 16.10.2025 21:31

Tags: ,