SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Sipas kallëzimit ndaj tij, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Gjithashtu, theksohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar me cilësi, apo sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet, është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.


Shtuar 24.09.2025 15:39