Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Sipas Tch, Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve. Ai është pyetur para prokurorëve dhe pozita e tij vështirësuar me komunikimin e akuzës.
Kujtojmë se ditën e sotme, kryebashkiaku u paraqit në SPAK së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku.
Pas dy orësh marrje në pyetje, kryebashkiaku nuk pranoi të jepte asnjë prononcim për mediet.
Ishte avokati i tij, ai që dha një deklaratë të shkurtër, por mohoi që Hajdari të jetë marrë i pandehur.
Gazetari: A është marrë i pandehur klienti juaj?
Avokati: Jo!
Avokati: Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar. Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë konsekuencë./albeu,.com