Më 25 tetor të këtij viti, mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.

Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. D. dyshohet se është përfshirë në likuidimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar. Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Sipas mediave spanjolle, Marsel D. dyshohet se u ka dhënë vrasësve informacione për Muçën. Ai u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës.

Sipas medias spanjolle, të paktën një i dyshuar është ende në burg në hetimin e vrasjes në Belgjikë.

Bëhet fjalë pikërisht për Sergej Hasanpapaj, i cili u arrestua në pranverën e vitit 2022 në Belgjikë, ndaj të cilit dje SPAK lëshoi urdhër arresti.

Një i afërm i këtij personi, sipas mediave belge, është dënuar tashmë në Shqipëri në vitin 2019 për një tentativë vrasjeje të Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas.

Prokuroria publike në Antëerp nuk e komentua arrestimin e ri në hetimin e vrasjes.

OPERACIONI I SPAK

Dje, Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan, pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky Ecc”. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”. Vetëm disa prej tyre janë ekzekutuar.

Nga operacioni është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe është kontrolluar banesa e ish gjyqtarit tjetër Zihni Shahu. Masa arrest me burg është lëshuar edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.

Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili dyshohet se ka lidhje me Suel Çelën. Më poshtë janë emrat e personave, ndaj të cilëve është lëshuar masa e sigurisë.

Arrest me burg

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno

Artan Hoxha