Këtë të mërkurë, Prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të paligjshme.
