SPAK kërkon rikthimin e Jorgo Goros pas hekurave, ish-kryebashkiakut i mbeten 6 muaj dhe 10 ditë burg

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.

Prokuroria e Posaçme, bën me dije se Jorgo Goro, i ka mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë burg. Ai u lirua më 29 gusht 2025.

Të lidhura

None found

Urdhri për ekzekutimin e burgimit i është kaluar Policisë së Shtetit, por deri tani nuk është zbatuar.

Ndërkohë, në Gjykatën e Posaçme, përmes avokatëve mbrojtës, Goro ka kërkuar revokimin e zbatimit të vendimit të burgimit.

Më 25 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite burg për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështjen ai e apeloi.


Shtuar 31.03.2026 15:57