SPAK kërkon pushimin e hetimeve ndaj disa ish-gjyqtarëve

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar gjykatës pushimin e hetimeve për disa ish-gjyqtarë të cilët u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi.

Mësohet se kërkesa për pushimin e çështjes është dërguar në GJKKO, dhe kjo e fundit do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas SPAK, kërkesa për pushim të çështjes është bërë se nuk ka pasur elementë të veprës penale.

Ndërkohë përsa i përket formuarit të pasurisë që ish gjyqtarët kanë bërë dhe janë gjetur pasaktësi SPAK thotë se kjo është një çështje administrative, dhe nuk është kompetencë e saj./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 14:53