AlbEu.com ka zbardhur detaje nga dosja hetimore e SPAK për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin i ka dërguar një kërkesë Kuventid që t’i hapë rrugë arrestimit të tij.
Në dosje theksohet se Arben Ahmetaj gjatë kohës që ka qenë Ministër i Financave ka qenë në dijeni të plotë të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”.
Ndërkohë në dosje theksohte gjithashtu se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të cilët sot janë në kërkim nga drejtësia, kanë përituar të ardhura të drejtpërdrejta ose të tëthorta gjatë kohës së ndërtimit të incenatorit.
Pjesë nga dosja hetimore:
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, ne lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga e-maili i datës 06.12.2014 kur shtetasi E. M. I ka nisur në këtë datë e-mailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit te Ministrisë së Financës.
Me shkresën nr. 429/1 datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumen 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë, Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 leke. Ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.
/AlbEu.com/