SPAK kërkon “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, GJKKO vendos sot për fatin e Berishës

Ditën e sotme, pritet që GJKKO të japë vendimin në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë, ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Kujtojmë se; avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD, ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 Dhjetor, duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.


Shtuar 28.12.2023 08:09