SPAK kërkoi rikthimin në qeli, gjykata lë të lirë Vangjush Dakon

Gjykata e Apelit lë të lirë Vangjush Dakon. Pas lirimit nga qelia, SPAK-u kërkoi kthimin në burg të Dakos.

Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon, atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.

Por avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.

Gjykata rrëzoi SPAK-un.


Shtuar 8.04.2024 11:38