SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka, Adriana Kalaja: Sot ra Kushtetuta! Nesër do jem në një deklaratë para SPAK

Adriana Kalaja ka reaguar pas kërkesës së SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Në një postim nga llogaria e saj në Facebook, Kalaja shkruan se, sot Kushtetuta ra.

Më tej ajo thekson se gjithashtu dështoi, ligji i vettingut dhe i dekriminalizimit. Ajo njofton se nesër në orën 11:00 do të prenoncohet për mediat me anë të një deklarate para godinës së Strukturës së Posaçme.

Postimi i plotë:

“Sot ra ligji i dekriminalizimit.
Sot ra ligji i vettingut.
Sot ra Kushtetuta.
Sot ra përfundimisht Shteti Ligjor i së Drejtës.
Historia do i kujtojë me turp banditët e veshur me togë magjistrati.
Kështjella prej rërë e “Reformës në Drejtësi” ra dhe i zuri brenda.
Çfarë do që të bëjnë, sa do të duken të paprekshëm, të sigurtë dhe arrogantë në shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, nuk mund të pastrojnë fytyrën e bërë pis dhe moralin e degraduar.
Gjithsesi,
Unë nuk ndalem.
Më ndiqni nesër në orën 11.00 në një deklaratë para SPAK.
Shumë surpriza………
PS: Mund të fshihni pasuritë, provat apo videot e korrupsionit apo er*tike, pooooooooor ato ndodhen diku.
Ato ndodhen diku dhe një ditë, do diskretitoheni më shumë se ç’jeni deri më sot.”, shkruan Kalaja.


Shtuar 25.03.2026 20:32