SPAK kërkoi konfiskim i pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe makina që përdorte Kejvina Kthjella

Mes pasurive që është kërkuar të konfiskohen Redjan Rrajës, është një makinë tip ‘Audi A8’ që në pronësi figuron të jetë e modeles Kejvina Kthellja.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ish-velina Kejvina Kthjella u vu në qendër të mediave për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj. Kjo pasi i dyshuar kryesor për atentatin është Rrahja.


Shtuar 14.10.2022 09:56