Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Blushi bëri me dije se në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, ka kërkuar mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Sipas tij, qëllimi i kësaj mbledhjeje është miratimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres Balluku, ndërsa kërkoi që ky miratim të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare të datës 18 dhjetor.
“Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij”, shkruan ai.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi:
Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku.
Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij



