Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor, përkrahje e autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg për Çyrbjan dhe në rast pranimi nga GJKKO ish-deputeti do të vuajë 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Të njëjtin dënim, SPAK e ka kërkuar edhe për të pandehurin tjetër në këtë dosje, Altin Hajri, i cili akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti shtetëror.
Nëse kërkesa pranohet, Hajri, i cili është në kërkim, do të dënohet me 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Ahmet Mashën, SPAL kërkon 2 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 1 vit e 8 muaj.
Masha akuzohet për tregim i sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.
