Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Këtë të hënë, Balluku është thirrur të paraqitet në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Belinda Balluku, mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.
