SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro

Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas denoncimit të saj, SPAK ka hetuar 19 procedura tenderimi, me një fond limit total prej 60 milionë eurosh, nga të cilat 29 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit.

Xama shkruan se EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, ndërsa fondet janë përvetësuar.

Postimi i Plotë:

Në 19 procedura që ka hetuar SPAK të tenderave të zhvilluara nga AKSHI, fondi limit ka qënë 60 milion euro. Nga këto, 29 milion euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit. EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, por të gjitha paratë janë përvetësuar. Fatura e vetme që i është gjetur është blerja e një automjeti.

Deri këtu marzhi i abuzimit është 50%.

Po të llogaritësh që një pjesë e punëve kur fitohej nga kompani të lidhura që nuk ishin të Ermal Beqirit, i jepnin atij përqindje të fitimit dhe mbanin edhe për vete, minimalisht norma e vjedhjes shkon në 70%. Nëse më parë kishim dëgjuar për marrje rryshfeti nga zyrtarët në masën 10%, 20% apo 7% i famshëm që doli te video e Metës, tashmë përqindja e korrupsionit është shumëfishuar. Nga kjo nuk është krijuar asnjë kosto në humbje elektorati, përkundrazi, PS ka njohur vetëm rritje.

Nuk ka dyshim që kryeministri e konsideron AKSHIN si institucion që e bën krenar!


Shtuar 31.12.2025 20:50

Tags: ,