Këtë të premte, ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut, e cila është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t`u njohur me akuzat.
Pamela Qirko, ish-kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, duket se do të jetë edhe avokatja mbrojtëse e Ballukut.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me një vizitë zyrtare në Bukuresht.
Por prokurori Dritan Prençi, dërgoi një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.
Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAKut.
Belinda Balluku, është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.
Ky zhvillim, vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar se Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAKut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						