SPAK dërgon për gjykim grupin e Çopjave: Vrasje me pagesë, trafik droge, korruptim gjyqtarësh e policësh

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 33 persona të përfshirë lidhur me aktivitetet kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme bëhet fjalë për organizatën kriminale të njohur si “Çopja” e cila sipas hetimeve drejtohej nga vëllezërit Franc Gergely i njohur edhe si Franc Çopja dhe Hajdar Bako i njohur si Hajdar Çopja.

Sipas raportimeve, grupi është përfshirë në vrasje me pagesë trafik ndërkombëtar të kokainës, korrupsion të funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë si dhe në pastrim parash përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe biznese në qytetet Tiranë Durrës dhe Elbasan.

SPAK raporton se aktiviteti i grupit kriminal daton që nga viti 2006 ku fillimisht ushtronin shpërndarjen e lëndëve narkotike në Itali por më vonë zgjeruan veprimtarinë e tyre në vende të tjera të Europës si Holanda Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar.

Organizata pas vitit 2018 u konsolidua në një strukturë të mirëfilltë kriminale që bashkëpunonte edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional dhe nisi eliminimin e kundërshtarëve në tregun e drogës përmes vrasjeve me pagesë.

Në strukturën e organizatës janë përfshirë individë që kanë shërbyer si ekzekutorë vëzhgues informatorë mbështetës logjistikë si dhe persona që kanë siguruar armë automjete dhe lëndë plasëse. Një numër personash rezultojnë të jenë korruptuar për t’u vënë në shërbim të grupit përfshirë zyrtarë të policisë dhe të drejtësisë.

Në mesin e tyre ndodhen ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ish-sekretarja gjyqësore Denada Toda punonjësit e policisë Agustin Çinari dhe Martin Musaj si dhe të tjerë për të cilët hetimet vijojnë.

Organizata ka pastruar para të përfituara nga trafiku i kokainës përmes investimeve në prona të paluajtshme apartamente vila restorante sipërfaqe toke dhe biznese të regjistruara në emër të personave të tretë për të fshehur identitetin e përfituesve realë. Gjithashtu janë përdorur zyrat e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit për të transferuar shuma të mëdha parash drejt bashkëpunëtorëve të tyre për qëllime të pagesës së drogës investimeve apo vrasjeve.

SPAK ka dokumentuar përfshirjen e organizatës në disa ngjarje të rënda kriminale përfshirë vrasjen e Endrit Alibej Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay në dhjetor 2018 vrasjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij Aldo Baho në korrik 2019 vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në dhjetor 2019 vrasjen e Klevis Kapllanit në shtator 2020 si dhe një sërë tentativash për eliminimin e Erion Alibej Nuredin Dumanit anëtarëve të familjes Spahiu Ibrahim Caka dhe të tjerë.

Gjithashtu SPAK ka ngritur akuza për pastrim parash korrupsion aktiv dhe pasiv zbulim të të dhënave sekrete vjedhje me armë dhe përkrahje të autorëve të krimit. Ndër ngjarjet që përfshihen në dosje janë edhe tentativa për grabitje me armë në Fier më 2018 dhe vjedhja e parave në pistën e aeroportit të Rinasit më 2019.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar mbi 40 prona të paluajtshme vila apartamente dhe toka në Tiranë Durrës dhe Elbasan si dhe llogari bankare në monedha të ndryshme përfshirë ato në emër të Bashkim Lika dhe Maklen Mici. SPAK ka marrë vendime për sekuestrim të pasurive me datat 29 korrik dhe 10 shtator të vitit 2024.

Emrat e të pandehurve:

Franc Gergely alias Franc Çopja
Hajdar Bako alias Hajdar Çopja:
Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
Talo Çela,
Altin Ndoci,
Arzen Mama,
Eljo (Ervis) Bitri,
Maksim Koçi,
Dashnor Dumani,
Ado Xhika,
Arzen Hysa Çopja
Xhimi Hoxha,
Guri Biba,
Leonardo Ramani,
Ervis Daka,
Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
Altin Kamami,
Martin Musaj,
Agustin Çinari,
Arben Lamçja,
Arjan Ormenaj,
Dorian Dyli,
Maklen Mici,
Bashkim Lika,
Klajdi Merkaj,
Armis Stafa
Renato Musaku,
Rexhino Doçi,
Matilda Hoxholli,
Pajtime Fetah,
Denada Toda,
Klodian Sinameta,
Leon Ramani.


Shtuar 18.10.2025 17:05

Tags: ,