Spaho ankohet te socialistët: Iniciativë idiote, po kërkoni që deputetëve të mos u rritet rroga

Nismat  e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik janë pritur me interes të madh nga qytetarët. Me sa duket rritje pagash kërkojnë edhe deputetët e Kuvendit. Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti demokrat Edmond Sapho. Ai tha se ka dëgjuar nga grupi parlamentar i mazhorancës që do kërkohet nismë për mosrritjen e rrogave të deputetëve. Spaho e quajti iniciativë qesharake dhe idiote.

“Dalim vullnetarët që të na hiqen financimet për nevojat e domosdoshme. Në këtë kuadër, kam dëgjuar edhe grupi parlamentar i mazhorancës do dalin vullnetarë që mos t’u rritet rroga. Iniciativë më idiote dhe qesharake nuk mund të gjendet për ta poshtëruar dhe shkelur më këmbë deputetin, që të renditet baras me një përgjegjës sektori në ministri. Kjo tregon se sa seriozë jeni ju në të gjitha këto iniciativa që ndërmerrni. Kështu që, ju bëj thirrje mbani arsyen dhe mos veproni sipas interesave tuaja politike, por sipas ligjit”, tha Spaho./Albeu.com/

 


Shtuar 13.04.2023 18:06