Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda,, sapo kane ushtruar të drejtën e votës te shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij per mediet Begaj tha se këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.
“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.
Sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale për 61 kryebashkiakët e rinj të vendit./albeu.com.