Ditën e sotme në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Balkan”.
Punimet e “Open Balkan” do të zhvillohen ish-Sheratoni dhe do të fillojnë në orën 10:00. Vizita do të jetë dy ditore, dhe të martën pasdite, Vuçiç, Zaev dhe Rama do të dalin në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me diskutimet.
Mësohet se se Zaev do të shoqërohet nga zv.ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të kanarit pritet të zëvendësojë Zaev në detyrën e kryeministrit.
Po sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë për ardhjen e presidentit serb. Siç është paralajmëruar, protestuesit do të mblidhen para selisë blu për të shkuar më pas drejt Kryeminististrisë./albeu.com