Sot, vonesa në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës

Ashtu sikur se u njoftua dje, sot në orën 09:00 të mëngjesit kanë nisur vonesat dhe ndërprerjet e herë pas hershme në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës.

Vonesat kanë shkaktuar shqetësim te udhëtarët, të cilët shprehen se i pret puna në Greqi dhe se nuk duan të vonohen në doganë.

Policia kufitare njoftoi dje qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 e ditës së martë në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herë pas hershme të punës.

“Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi. Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023″, thuhej në njoftim./albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 10:04