Këtë të enjte, Kuvendi do të mblidhet për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje.
Në rendin e ditës, nuk është përfshirë çështja e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete.
Tre ditë më parë, Grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj. Por, socialistët, që do të dalin në një raport më vete, nuk kanë publikuar ende asgjë.
