Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Këtë të premte, do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh.

Seanca do të mbahet në orën 09:00.

Seanca e pak ditëve më parë, u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale, si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.


Shtuar 5.12.2025 08:45