Sot seanca në Gjykatën e Apelit për Fredi Belerin, kryebashkiaku i Himarës kërkon lirimin nga burgu

Sot mbahet  seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Beleri  nuk është paraqitur në seancë por përfaqësohet nga avokati i tij i cili kërkoi një masë më të butë sigurie për të.

Përmes avokatit të tij Edmond Demo, Beleri kërkon lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.

Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital. Fredi Beleri është arrestuar që prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash.

Më datë 25 maj KQZ i ka  mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit./albeu.com/ 

 

 


Shtuar 1.06.2023 10:36