Sot seanca e radhës plenare, çfarë parashikon rendi i ditës

Këtë të hënë, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pritet që deputetët të blidhen në orën 13:00.

Në rendin e ditës, pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit, ndërsa do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Kujtojmë se seanca e kaluar më 12 qershor, u anullua përshkak të mungesës së kryeparlamentares, Elisa Spiropali, e cila ndodhej në Ukrainë.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin
e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e
dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar 16.06.2025 07:45