Sot regjistrohen në KQZ kandidatët e 11 bashkive, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së takim me Celibashin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann po zhvillojnë një takim me Komisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Sot Komisioneri Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend.

Yuri Kim është shprehur më herët se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas diplomates amerikane.

Pritshmëritë e Uashingtonit, theksoi ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare./albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 09:59

Tags: