Sot mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Mësohet se mbi 33 mijë nxënës do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj.
Mësohet se provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30.
Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi. Nga ana tjetër 7 mijë mësues janë administrues të procesit.