Ditën e sotme, në orën 14:00, në Hagë do të mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Organizatore e protestës është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.
Ata thonë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, po mbahen padrejtësisht në Hagë për 5 vite me radhë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
Kjo protestë, është mbështetur edhe nga shumë parti politike dhe individë me influencë, si në Kosovë, Shqipëri, ashtu edhe në diasporë.
Autoritetet holandeze nuk kanë dhënë lejen që protesta të mbahet pranë godinës së Gjykatës, por ajo do të zhvillohet në një shesh jo shumë larg.
Të hënën, më 15 shtator, fillon procesi i nxjerrjes së dëshmitarëve të palës mbrojtëse, ku priten disa nga autoritetet e larta të kohës së luftës. Dëshmitari i parë pritet të jetë James Rubin nga Shtetet e Bashkuara.