Sot nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka, rreth 150 mësues më tepër për fëmijët me aftësi ndryshe

Këtë të hënë, nis viti i ri shkollor 2025-2026, për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.

Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, ndërsa janë ndërtuar dhe rehabilituar 30 shkolla të reja.

“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Postimi i plotë:

Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.

Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës


Shtuar 8.09.2025 07:42