Sot nis viti i ri shkollor/ 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, Rama dhe Begaj mesazh urimi

Ditën e sotme, nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Rama ka uruar veçanërisht 28 mijë nxënësit, që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Postimi:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.

 

Edhe presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, ndërsa shton se “një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë”.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!
Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.

Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan presidenti.

 


Shtuar 9.09.2024 07:59