Sot nis shkolla, Spiropali uron vajzën: Të vaftë mbarë zemra e mamit!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka postuar foton e vajzës së saj në Facebook, e cila nis shkollën.

Ajo ka uruar vajzën e saj Nalta dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një vit të mbarë shkollor.

“Ju vaftë mbarë zemra e mamit, ty dhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë se Spiropali është nënë e dy fëmijëve, vajzës Nalta dhe djalit Kren./albeu.com