Gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit, shprehin interes shumë aplikantë. Mësohet se deri më tani, kanë aplikuar mbi 35 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionet për postet e 12 drejtuesve të qarqeve në Polici.
Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve.
Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:
Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.
Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
onin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.
Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen që drejtojnë apo për në qarqe të tjera.
Deri tani konfirmohet që nga drejtuesit aktualë, nuk kanë aplikuar në garë drejtuesi i qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, ai i Beratit, Kastriot Skenderaj.
Aplikimet mbyllen sot në orën 16:30, ku aplikantët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Përgjithshme shprehjen e interesit për të marrë pjesë në garë.