Sot mblidhet Kuvendi me Lindita Nikollën, çfarë pritet të ndodhë? (FOTO LAJM)

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme me kryetare Lindita Nikollën. Ndërkohë që kanë mbetur pak orë nga mabajtja e seancës, është zbuluar rendi i ditës.

Rikujtojmë se gjatë seancës së kaluar plenare u miratua propozimi i Ramës për Lindita Nikollën, Kryetare Parlamenti, seancë e cila u shoqëuar me tensione pasi opozita refuzoi të votonte dhe grisi fletet e votimit.

Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse do të marrë pjesë deputeti Sali Berisha në këtë seancë plenare pas “ndarjes” së bujshme nga Partia Demokratike.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021.
    (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime.
    (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”.
    (Neni 8 i Rregullores)
  4. Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
    (Nenet 20-22 të Rregullores)
  5. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
    (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
  6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme
    të Kuvendit”.

(Neni 21/1 i Rregullores) /albeu.com/