Çim Peka tha se kryeministri Edi Rama e ka trajtuar sot Kongresin e PS si një kongres të fitores së monizmit mbi pluralizmin.
Ai shprehet se misioni historik i PS është rikthimi i monizmit dhe kurrë më afër nuk ka qenë deri më 6 mars.
Ndër të tjera ai tha se Partia Socialiste është partia më kriminale në historinë e Ballkanit.
“Nuk kemi opozitë, do vendosim ne gjithçka, PD duhet të shkojë në djall. Rama është më i sinqertë se kurrë, ekzakt djali i Kristaqit.
Partia Socialiste, 72 vite që është krijuar nga Miladini, ka ndërruar 4 kryetarë. Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon dhe Edi Ramën.
Ky i fundit po bën 22 vite në dekadën e tretë si kryetar i PS ku ka mundur vetëm Maqo Lakrorin.
Një kongres i përgatitur me kujdes, si një fitore e monizmit mbi pluralizmin. Do mbtetet vetëm një dëshirë e të majtës ekstreme shqiptare.
S’kemi një të djathtë të mirfilltë sepse PD nëse do që të jetë një parti konservatore, PS duhet të futet në programin e saj një parti e jashtëligjshme derisa minimalisht të miratojë një rezolutë kundër Enver Hoxhës. Akoma s’e ka bërë deri më sot, është partia më kriminale në historinë e Ballkanit”, tha Peka./albeu.com/