“Sot kalova një sfidë tjetër”, Anisa Veseli shfaqet nga spitali

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një përvojë të vështirë shëndetësore.

Ajo ka treguar se pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale dhe stres, është detyruar të përballet me një tjetër sfidë fizike.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Anisa u shpreh se kjo periudhë ka qenë e lodhshme dhe se shëndeti i saj është ndikuar nga ritmi intensiv i punës.

“Ju e dini që çdo detaj të jetës time e ndaj me ju. Pas gjithë angazhimeve të punës së madhe edhe stresit, sot kalova një sfidë tjetër! Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo.

Artistja nuk ka dhënë shumë detaje për gjendjen konkrete, por falënderimet e saj ndaj Zotit dhe mbështetësve lënë të kuptohet se tashmë është jashtë rrezikut.


Shtuar 3.11.2025 16:51